LajmeMaqedoni

Mickoski thotë se nuk i beson Bujar Osmanit

VMRO-DPMNE-ja do të presë të shohë se si do të zhvillohen punët në Qeveri, pastaj do të vendosë nëse do t’i japë dorë qeverisë për procesin e integrimeve evropiane, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke shtuar se nuk i besojnë “bashkëbiseduesit nga ana tjetër” dhe se qeveria po vonon tri vite me synimet e saj.

“Nuk shoh bashkëbisedues serioz në anën tjetër, tek i cili të mund të mbështetesha dhe të kisha besim. Prandaj them të presim dhe të shohim se si do të zhvillohen gjërat në Qeveri dhe pastaj të shohim se me cilët bashkëbisedues mund të bashkëpunojmë. Ky bashkëbisedues doli të jetë një bashkëbisedues tek i cili fatkeqësisht nuk mund të mbështetemi”, tha Mickoski.

Sipas tij, qeveria si zakonisht është dy-tre vite me vonesë në synimet e saj dhe sërish ofrohet diçka për të cilën nuk ka një koncept të qartë. Kjo, shtoi Mickoski, është një përpjekje për të defokusuar nga përgjegjësia që i kërkohet ministrit të Punëve të Jashtme nga partia e tij.

“E ftova të bëjmë pesë ekipe, të ulemi, të bëjmë një strategji dhe të veprojmë në bazë të asaj strategjie. Ne, shihni, një ekip tashmë është efektiv, ky që ndihmon në ekonomi dhe në energjetikë edhe pse me arrogancë atëherë refuzuan, do të thosha në mënyrë të papërgjegjshme dhe të papjekur”, tha Mickoski, i cili akuzoi se pushteti e ka lejuar shkeljen. të Deklaratës së Kuvendit dhe “fillimi i asimilimit dhe bullgarizimit të popullit maqedonas”.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani gjatë ditës së djeshme tha se pushteti dhe opozita duhet të bashkojnë forcat në procesin e anëtarësimit në BE.

Show More

Related Articles

Back to top button