LajmeRajon

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori Portugalisë

Presidentja Vjosa Osmani sot pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Portugalisë në Kosovë, Jorge Ayres Roza De Oliveira.

Osmani tha se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë shumë të mira dhe shfaqi besimin se zhvillimet pozitive të raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës e Portugalisë do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ambasadorit De Oliveira.

Me ambasadorin De Oliveira, presidentja diskutoi edhe sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës.  Osmani falënderoi Portugalinë për mbështetjen e tyre të parezervë në këto dy procese, si dhe ka përsëritur qëndrimin se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se duhet të merret për bazë rekomandimi i Komisionit Evropian për t’i hequr vizat.

Sipas saj, është e domosdoshme vendimmarrja politike gjatë Presidencës Çeke dhe se hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave nuk duhet të mbetet peng i asnjë teknikaliteti.

Kurse sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Osmani potencoi se anëtarësimi në këtë organizatë është në funksion të fuqizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Presidentja dhe ambasadori diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fusha specifike, sikurse ajo e politikës së jashtme, mbrojtjes, arsimit, turizmit dhe sfera të tjera të interesit të përbashkët./21Media

Show More

Related Articles

Back to top button