Debati në seancën plenare, në rendin e ditës së së cilës ishte zgjedhja e gjyqtarëve kushtetues, përfundoi mbrëmë vonë, por nuk pati votim. Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, njoftoi se do të caktohet seancë shtesë për votim, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.
Pasi deputetët përfundimisht miratuan rendin e pardje vonë pasdite dhe filluan seancën e 88-të plenare, dje në Kuvend ka vazhduar debati për zgjedhjen e Fatmir Skënderit dhe Tatjana Vasiq Bosaxhievas për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Në pjesën e pasdites të vazhdimit të djeshëm të seancës në sallë, ishin të pranishëm një numër i vogël deputetësh. Deputetët e opozitës VMRO-DPMNE kritikuan kompetencën e Tatjana Vasiq Bozaxhieva.
Deputetët e opozitës vlerësojnë se me këtë sjellje të shumicës në Kuvend, zhvlerësohet edhe më shumë jo vetëm Gjykata Kushtetuese si institucion, por edhe Kuvendi, e sidomos besimi i qytetarëve te drejtësia. Sipas deputetëve të opozitës VMRO-DPMNE, vendimi me të cilin janë zgjedhur gjyqtarët kushtetues është i kundërligjshëm.
Ata theksuan raportin e KE-së ku, siç thonë ata, kërkohet ekspertizë dhe kompetencë për zgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarit kushtetues dhe jo që përzgjedhja të bëhet në baza politike.
Deputetët nga shumica qeverisëse, nga ana tjetër, theksuan se VMRO-DPMNE-ja nuk dëshiron që gjyqësori të funksionojë dhe të ketë, siç thonë ata, një bagazh të madh kriminal pas vetes. Sipas tyre, qëllimi i VMRO-DPMNE-së është të shkaktojë një krizë të përgjithshme në vend, si krizë parlamentare, krizë politike, dhe tani duan të shkaktojnë edhe krizë kushtetuese.
Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së në orët e mëngjesit ka dorëzuar kërkesë për interpelancë të kryetares së Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Marija Georgievska nga LSDM-ja, për shkak të procedurës për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues.
Kërkesa, siç tha deputeti Antonijo Miloshoski, është dorëzuar për shkak se, sipas VMRO-DPMNE-së, Georgievska në mënyrë joprofesionale dhe jokushtetuese i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, raport të pjesshëm për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, për një pikë ende të papërfunduar nga rendi i ditës.
Për këtë, deputetja nga radhët e LSDM-së dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime Marija Georgievska tha dj se iniciativa e VMRO-DPMNE-së për pyetjen e saj nga pozita e presidentit në Komisionin nuk është gjë tjetër veçse, siç tha ajo, një përpjekje për të shkaktuar një krizë kushtetuese.
Lidhur me këtë çështje, deputetët e pushtetit dhe opozitës kanë shkëmbyer akuza për të tretën ditë. Kjo erdhi pasi debati për zgjedhjen e tre gjyqtarëve kushtetues në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime “ngeci” kur erdhi radha e propozimit që prokurori republikan Ljubomir Joveski të bëhet gjyqtar kushtetues.
Joveski është i fundit nga nëntë kandidatët e propozuar, nga të cilët Komisioni duhet të përcaktojë tre që do të votohen në seancë plenare.
Nga tetë të mëparshmet, shumica në këtë Komision i dha dritën jeshile gjyqtarit të apelit Fatmir Skender dhe avokates Tatjana Vasic-Bozaxhieva – të dy të propozuar nga anëtarët e qeverisë. Gjashtë të tjerët të propozuar nga VMRO-DPMNE nuk morën mbështetje në Komisionin. Bëhej fjalë për: prokurorin e Prokurorisë së Lartë Publike Shtip- Todor Vitlarov, prokurori i Ohrit Voislav Dimoski- profesor universitar në pension nga Fakulteti Juridik në Shkup, si dhe ish-deputeti dhe kryetar i Kuvendit Savo Klimoski, Rodna Zhivkovska- profesoreshë nga Fakulteti Juridik, gjyqtarja administrative nga Manastiri Vesna Jovanovska dhe gjyqtari në pension i Gostivarit- Branko Sekulloski.
Kur debati arriti te Joveski, VMRO-DPMNE e bëri të qartë se nuk do ta lejojnë të kalojë dhe të zgjedhë gjyqtarë kushtetues që janë në diskrecionin e qeverisë.
Nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese funksionon prej muajsh me vetëm pesë nga gjithsej nëntë gjyqtarë. Mandati i një gjyqtari tjetër do të përfundojë më 7 dhjetor të këtij viti, çka do të thotë se Gjykata nuk do të ketë kuorum as për mbajtjen e seancave.
Ndryshe, tre gjyqtarët duhet t’i plotësojnë vendet e tashmë ish-gjyqtarëve Sali Murati, Elena Gosheva dhe Nikolla Ivanovski, mandati i të cilëve skadoi në fund të majit 2021. Vitin e kaluar në qershor ishte caktuar seancë për përcaktimin e propozimeve për vendet e lira, por seanca filloi në atmosferë të tensionuar dhe më pas u ndërpre. Më pas ishin zgjedhjet lokale, ristrukturimi i shumicës në Kuvend dhe ndryshimet në përbërjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.
Në ndërkohë ka skaduar edhe mandati nëntëvjeçar i gjyqtarit Jovan Josifovski, i cili u largua nga Kushtetuesja në fund të janarit të këtij viti. Më 7 dhjetor të këtij viti i skadon mandati gjyqtares Vangelina Markudova dhe nëse deri atëherë nuk zgjedhen gjyqtarët, Gjykata Kushtetuese mbetet pa kuorum, me çka një numër i madh nismash të dorëzuara nuk do të mund të votohen.