LajmeMaqedoni

Kuvendi për pasdite caktoi vazhdime të tre seancave

Shkup, 20 tetor – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në mesditë do ta vazhdojë seancën e 84-të, e pas saj duhet të vazhdojnë seanca e 69-të dhe 88-të, kumtoi kabineti i kryetarit të Kuvendit.

Pikat e mbetura në rendin e ditës së seancës së 84-të janë Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për kushte për qasje të lirë deri te tregu i punës në Ballkanin Perëndimor, propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për interkoneksion të skemave për identifikim elektronik të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor, Propozimi i plotësuar i ligjit për buxhete, si dhe Propozimi i ligjit për huazim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka investuese evropiane sipas Marrëveshjes financiare për projektin për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut dhe Propozimi i ligjit për emërimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, të dy me procedurë të shkurtuar, Propozimi i ligjit për emërimin e Ligjit për akademi sportive, Propozimi i ligjit për institucione për arsim të mesëm të bashkësive fetare dhe Propozimi i ligjit pët plotësimin e Ligjit për automjete.

Në rend të ditës së seancës së 69-të janë pikat e mbetura, Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëvehsjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërsë për njohje të ndërsjellë të lejeve për operator të autorizuar ekonomik – siguri (OEOS), Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e veterinarisë, sigurisë së ushqimit dhe të ushqimit për kafshë dhe në sferën fitosanitare në Ballkanin Perëndimor, si dhe Propozimi i ligjit për emërimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime postare dhe Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Si e fundit për sot u paralajmërua seanca e e 88-të, ku në rend të ditës si pikë e parë është që Risto Penov të zgjedhet ministër i vetadministrmit Lokal, për çka në seancë duhet të marrë pjesë propozuesi, kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili gjendet për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pastaj duhet të votohet për gjykatësit kushtetues, për çka debati përfundoi dje, ndërsa në rend të ditës së kësaj seance janë edhe ligjet e lidhura me masat për efikasitet energjetik, si dhe ligjet për shoqata dhe për partitë politike, e tjerë.

Show More

Related Articles

Back to top button