Nga Komuna e Tetovës njoftojnë se është ndërprerë procesi edukativo-arsimor për shkak të zjarri që ka shpërthyer në një fabrikë.
“Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Sektorin për Arsim të Komunës ka marrë vendim që sot dhe nesër të ndërpritet procesi edukativo arsimor për shkak të situatës së krijuar pas zjarrit që ka shpërthyer sot në një depo në qytet.
Ndërkaq sot edukatoret e çerdheve obligohen që t’i mbajnë në kujdestari fëmijët, prindërit e të cilëve për shkak të përgjegjësive të punës nuk kanë mundësi t’i marrin nga çerdhet.
Për arsye sigurie nga përkeqësimi i cilësisë së ajrit në Tetovë dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve dhe nxënësve, kemi marrë këtë vendim.
Po ashtu apelojmë edhe tek qytetarët që pa nevojë të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri në përmirësimin e situatës dhe pastrimit të ajrit”. thuhet në njoftimin e Komunës.
Qytetarët dhe nxënësit, shtojnë nga atje, të cilët lëvizin jashtë për nevojat e tyre personale duhet të mbajmë me vete maska mbrojtëse./Telegrafi/