LajmeSport

Trajneri Allegri flet për rikuperimin e lojtarëve të dëmtuar

Juventus do të presë Empolin në “Allianz Stadium”, ku do të përballen në javën e 11-të të Seria A.

Në prag të ndeshjes, trajneri Masimiliano Alegri ka folur për rekuperimin e Federiko Kieza dhe Pol Pogba. Ai u shpreh se ata nuk do të luajnë pasi ende nuk janë gati.

Do të doja të kisha të gjithë skuadrën në dispozicion dhe të bëja ndryshime se kush do të luante.

Kieza ka bërë përparim, të shtunën në mëngjes do të organizohet një miqësore për të pare rikuperimin e tij dhe si lëviz në fushë. Mos harrojmë që Pogba nuk ka luajtur një ndeshje të rëndësishme që nga 23 korriku.

Nëse do ta kthenim në lojë më herët e gjitha koha që ka ndenjur jashtë fushave do të ishte e pakuptimtë”, është shprehur Allegri.

Show More

Related Articles

Back to top button