Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka pritur sot në mëngjes në zyrë ambasadorë të shteteve të QUINT’it, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuara, Francës, Gjermanisë e Italisë dhe shefin e delegacionit të BE’së në Beogradit.
Nuk janë bërë të ditura detaje se çfarë është thënë në takim, por rreth tij ka folur mbrëmë Aleksandar Vuçiq, duke mos e përjashtuar mundsinë që ata t’ia dorëzojnë një edhe plan tjetër për bisedimet Kosovë -Serbi.
Vuçiq ka thënë mbrëmë se e ka shtyrë për sot takimin me pesëshen për shkak të obligimeve.
“ Po pres të shoh se cfarë do të më dorëzojnë, sepse më thanë se kanë diçka për mua” ka thënë Vuçiq. Takimi me ambasadorët vjen një ditë pasi Vuçiq takoi emisarin amerikan Gabriel Escobar.