GostivarLajme

SH.F “Çajla” festoi patronatin e shkollës

Me një program të begatë kulturoro – artistik, nxënësit, mësimdhënësit dhe të punësuarit në shkollën fillore “Çajla” nga fshati Çajlë, e shënuan patrionatin e shkollës. Manifestimi u zhvillua te oborri i shkollës ku të pranishëm ishin përfaqësues nga pushteti lokal i Gostivarit me në krye me kryetarin Arben Taravari, drejtoresha e shkollës Qefsere Velija dhe mysafir të tjerë. Programi u hap nga kori i shkollës.

Shkolla fillore e Çajlës, është themeluar në vitin 1983, si shkollë periferike e shkollës “Goce Dellçev”, ndërsa në vitin 2000 shkolla pavarësohet dhe tani mban emrin “Çajla”. Qefesre Velija, drejtoreshë e shkollës, me këtë rast njoftoi se me ndihmën e donatorëve, në shkollë ka pasur një sërë investimesh periudhën e fundit.

Programi vazhdoi me një darmë të përgatitur nga nxënësit e klasave të larta pranë kësaj shkolle.

Nuk munguan edhe nxënësit me veshje kombëtare që dolën në skenë, ndërsa programi artistik përmbante edhe vallëzim modern, recitime e këngë.

Show More

Related Articles

Back to top button