Mesfushori Isco më nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Real Madridit. Isco të hënën në rrjetet sociale ka konfirmuar se do të largohet nga Reali kur edhe i skadon kontrata në qershor. 30-vjeçari përgjatë nëntë sezoneve në “Santiago Bernabeu” ka fituar 19 trofe me fanellën e Realit.
Ai ka falënderuar të gjithë në klub, por nuk e ka bërë të ditur të ardhmen e tij, për të cilin ka thënë se do të vendosë së shpejti.
“Koha e ime në klubin që më ka bërë të mundur përmbushjen e të gjitha ëndrrave që i kam pasur si fëmijë po merr fund. Dua t’i falënderoj të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që ma kanë dhënë gjatë kësaj kohe”, ka shkruar ndër të tjera Isco.
Në sezonin 2021/22, në të cilin Reali fitoi titullin e kampionit të Spanjës dhe trofeun e Championsit, Isco pati 17 paraqitje e dy gola në të gjitha garat.