Një ngjarje e rëndë është konstatuar në rrugën “Mytilini” në Athinë. Mediat greke shkruajnë se një person është gjetur i vrarë në një makinë.
Dyshohet se viktima është një shtetas shqiptar i skeduar për narkotikë. Bëhet e ditur se pranë trupit të viktimës është gjetur një armë zjarri kallashnikov.
Ndërkohë mjeti rezulton të jetë në pronësi të një 43 vjeçari nga Gjeorgjia.
Nuk dihet ende nëse viktima është vrarë apo është vetëvrarë, teksa pritet që ngjarja të zbardhet pas hetimeve të imtësishme.