LajmeMaqedoni

Aleanca për Shqiptarët kushtëzon përkrahjen e ndryshimeve kushtetuese

HYRJA E ASH-SË NË QEVERI, TARAVARI: KËTO JANË SPEKULIME

Aleanca për Shqiptarët do të përkrahë ndryshimet kushtetuese, që janë të domosdoshme për vazhdimin e negociatave me BE-në, por vetëm nëse pranohen kushtet që do t’i vendosë kjo parti. Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, tha sot para gazetarëve se deri në fund të javës së ardhshme do të shpalosin pakon e kushteve të tyre dhe të njëjtat, fillimisht do t’ua prezantojnë faktorit ndërkombëtar në vend, e më pas edhe para opinionit. Si një ndër kushtet që është publikuar edhe më herët, është që të ndryshohet definimi i gjuhës shqipe në Kushtetutë, që momentalisht definohet si “gjuha që flasin më së paku 20 % e qytetarëve”.

“Para do të nisem me takimin e ambasadave më të rëndësishme në Maqedoni dhe mandej para jush dhe para opinionit publik çfarë është kushti jonë për ta përkrahur ndryshimin kushtetues, respektivisht për t’i futur edhe bullgarët në kushtetutën e Maqedonisë. Kurse, 20 % e kemi thënë dhe ajo do të jetë kushti i dytë. Këto do të jenë dy kushtet të cilët Aleanca për Shqiptarët do t’i vendosë si kusht për të përkrahur ndryshimet kushtetuese” – deklaroi Taravari.

Sa i përket informatave për hyrje në Qeveri, Taravari i ka quajtur spekulime dhe spine që kanë dalë nga vet BDI, të cilët, sipas tij, imponojnë tema të këtilla, për të defokusuar opinionin nga përçarjet brenda partiake. Megjithatë, ai tha se, nëse ka ndonjë ofertë të tillë, do të diskutohet brenda organeve në parti.

“Në qoftë se ka një ofertë të tillë, ne nuk jemi parti ku vendosë kryetari, jemi parti ku vendosin organet partiake. Për momentin e kemi komisionin për organizimin e kongresit, e cila është kryesi qendrore deri sa të mbahet kongresi në dhjetor dhe ka kuvend qendror i cili funksionon. Në qoftë se ka një ofertë të tillë, unë mendoj se është serioze që kjo të prezantohet para organeve partiake dhe të merret vendim. Por, tash për tash nuk ka asgjë prej asaj, unë mendoj se më shumë janë spine prej BDI-së” – tha Taravari.

Taravari në konferencën e sotme për media, prezantoi analizën e ekspertëve partiak të Raportit të fundit të progresit për Maqedoninë e Veriut, të cilin Komisioni Evropian e publikoi më 12 tetor. Ai tha se, dhe në këtë raport kryefjalë është korrupsioni, i cili, sipas tij, ka arritur nivelin alarmant. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button