LajmeMaqedoni

Mariçiq: Jemi të vendosur të përshpejtojmë reformat dhe të respektojmë plotësisht BE-në në fushën e taksave

Zv. kryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, në takimin e sotëm shpjegues për kapitullin 16, “Taksimi”, tha se Qeveria dhe institucionet po punojnë për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjen e sistemit tonë tatimor për hyrje në sistemin e BE-së në fushën e taksave.

“Jemi të vendosur që të përshpejtojmë reformat në fushën e taksave, me qëllim të përputhshmërisë së plotë me rregulloret dhe standardet evropiane dhe përgatitjen e shoqërisë së vendit për anëtarësim të plotë në BE”, tha kryenegociatori me BE-në, Mariçiq, duke theksuar se kemi bërë progres në uljen e barrës administrative për tatimpaguesit dhe procedurën e kthimit të TVSH-së, por duhet të punojmë në kapacitetin e autoritetit tatimor dhe të sigurojmë shkëmbim efektiv automatik të informacionit tatimor me vendet anëtare të BE-së.

Mariçiq iu referua hapave të rëndësishëm që janë ndërmarrë në këtë fushë, në forcimin e legjislacionit kombëtar dhe kapaciteteve operacionale, duke theksuar Strategjinë për Reformën e Sistemit Tatimor 2021-2025, e cila përfshin taksimin e drejtë, mbledhjen e të ardhurave, transparencën tatimore, cilësinë e shërbimet dhe taksimi i gjelbër.

Në takimin shpjegues ishte e pranishme edhe drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Lukarevska, e cila tha se ky kapitull do të sjellë avantazhe për biznesin dhe kompanitë vendore, para së gjithash, në drejtim të uljes së kostove administrative, afarizmit më transparent dhe të besueshëm dhe reduktimin e procedurave burokratike.

Show More

Related Articles

Back to top button