LajmeRajon

Goditet një rast i dytë në Portin e Durrësit, kapen mijëra euro në një tjetër autobus

Pamje nga kapja e eurove dje ne Durres
Një rast i dytë i tentativës për të kaluar paratë në kufi të padeklaruara është goditur nga autoritetet në Portin e Durrësit. Raportohet se sot është kapur një sasi prej 25.000 eurosh, e cila ishte fshehur në trupin e një autobusi.

Ky është rasti i dytë që zbulohet në më pak se 24 orë në Portin e Durrësit, në autobusët që vijnë nga Italia në Shqipëri. Policia Kufitare është njoftuar paraprakisht për mjetin nga homologët italianë dhe sapo ka mbërritur në Durrës, është futur në skaner.

Ndërkohë, pasditen e djeshme 21 tetor, në një autobus linje që sapo kishte ardhur nga Italia, Policia Kufitare zbuloi disa qese të fshehura në fundin e mjetit, ku u gjetën 522.000 euro.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia pasi ngjarja mësohet nga burime jozyrtare, por sapo të përfundojë numërimi i parave, do të mësohet dhe vlera e saktë që është kapur në këtë operacion të dytë.

Show More

Related Articles

Back to top button