LajmeMaqedoni

Ademi: Talat Xhaferi, kryetari më i mirë që ka pasur Kuvendi

“Talat Xhaferi është kryetari më i mirë që ka pasur Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në historinë pluraliste të saj duke menaxhuar dhe përfaqësuar Kuvendin në mënyrën më dinjitoze të mundshme”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, pas interpelancës së sotme kundër Xhaferit që u dorëzuar nga VMRO-DPMNE-ja.

“Andaj, interpelanca kundër kryetarit Talat Xhaferi e dorëzuar nga VMRO-DPMNE e mbështetur edhe nga disa naivë shqiptarë është në funksion të politikës ditore dhe kjo interpelancë do të përfundojë si e dështuar, sepse shumica parlamentare qëndron fuqishëm pas një kuadri me përvojë si Talat Xhaferi. Apeloj te partitë opozitare shqiptare të mos bëhen pjesë e skenarëve të cilat ndoshta gatuhen në Moskë”, tha Ademi

Show More

Related Articles

Back to top button