GostivarLajmeSport

Liga e dytë: Gostivari fitoi derbin kundër Vardarit

Në pasditën e sotme u zhvilluan ndeshjet e javës së 9-të në Ligën e dytë Unike ku vendasit shënuan fitore në katër takime, një ndeshje përfundoi me barazim nërsa në tre përballje fituan ekipet mysafire. Voska Sport sërish i kthehet epitetit lider në renditjen tabelore.

Klubi i futbollit Gostivari shënoi fitore minimale kundër Vardarit 1-0, në derbin e javës së 9-të të Ligës së Dytë Unike. Golin e fitores e shënoi Antonio Kalanoski në minutën e 16-të nga penaltia. Gjatë 90 minutave loja në terren të gjelbërt ishte e barabartë dhe me shumë pak raste për të shënuar. Nën udhëheqjen e tifo grupit “Kastriotët” ishin mbi 1000 tifozë në stadiumin e Reçicës së Madhe ishin në përkrahjet të ekipit të Gostivarit.

Voska Sport shënoi fitore të sigurt kundë Teteksit 4-0 dhe sërish bëhet lider në renditjen e tabelës. Në ndeshjet tjera u realizuan këto rezultate:

Boreci – Pelisteri, 0-4, Karaormani – Detonit 1-1, Pehçeva – Ohri 0-1, Sasa Kamenica – Arsimi 1-0, Besa – Kozhufi 3-0 dhe Slloga – Bellasica 1-2

Tabelën e kryeson Voska Sport me 23 pikë, para Vardarit që ka 22 dhe Gostivari me 21 pikë.

Liga e dytë, java e 9-të, rezultatet:
Gostivari – Vardari 1-0
Voska Sport – Teteksi 4-0
Slloga – Bellasica 1-2
Boreci – Pelisteri, 0-4,
Karaorman – Detonit 1-1,
Pehçeva – Ohri 0-1,
Sasa Kamenica – Arsimi 1-0,
Besa – Kozhufi 3-0
Gazetar Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button