Shkup, 24 tetor – Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Lubomir Joveski sot do të nënshkruajë Marrëveshje pune për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve me kryeprokuroren evropiane Laura Kodruta Kovesi.
Nënshkrimi zyrtar i dokumentit do të bëhet në mesditë në selinë e Prokurorisë Publike Evropiane në Luksemburg.
Siç njoftoi Prokuroria Publike, në nënshkrimin do të marrin pjesë edhe prokurori publik Xhelal Bajrami dhe u.d. Shefi i Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, Mile Prangoski.