LajmeMaqedoni

Arrestohen për vjedhje katër persona në Shkup

MBP njofton se dje kanë arrestuar katër persona në “Bit Pazar” të Shkupit për shkak se kanë grabitur dy të mitur.

“Më datë 23.10.2022 rreth orës 22.45 në rrethinën e Bit Pazarit, punonjësit e policisë nga njësiti policor për intervenim në kuadër të SPB Shkup kanë arrestuar E.E.(18) dhe tre 17-vjeçarë të gjithë nga Shkupi, pasi më parë në rrethinën e Bit Pazarit, me përdorimin e forcës fizike, dy të miturve nga Shkupi u kanë marrë para dhe send tjera, të cilat më pas iu gjetën të akuzuarve”, njoftojnë nga MPB.

Personat janë dorëzuar në stacionin policor në Bit Pazar dhe pas dokumentimit të rastit do tu dorëzohen parashtresa përkatëse.

Show More

Related Articles

Back to top button