Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve për Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit të qeverisë me këtë rast, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për alokimin dhe shpenzimin e mjeteve buxhetore deri në vlerën 1,768,300.93 € (një milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e treqind euro e nëntëdhjetë e tre cent), për pagesën e obligimeve kontraktuale të krijuara me lidhjen e kontratave me 1,271 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19, për periudhën 15 mars – 15 qershor 2022.
Kujtojmë se para disa ditëve infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar gjatë pandemisë, për një orë protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë, duke shprehur pakënaqësinë për mosmarrjen e pagave për gati tre muaj.