LajmeMaqedoni

VMRO-DPMNE: Funksionarët e BDI-së dhe LSDM-së fshehin pasuri prej 30 milion eurove

Shkup, 24 tetor – Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE, akuzon se 123 funksionarë të LSDM-së dhe BDI-së fshehin pasuri me vlerë 30 milion euro.

Ai shprehet se posedojnë lista se kush ka shtëpia, vila, banesa, vikend shtëpia, hapësira afariste të cilat fshihen nga sytë e opinionit, informon Zhurnal.

“Në këtë listë janë funksionarë shtetërorë, kryetarë të komisioneve, drjetorë, njerëz udhëheqës të institucioneve. Pesë vite pushtet të LSD-së, 123 funksionarë të emëruar në pozita shtetërore fshehin pasuri me vlerë 30 milion euro. I posedojmë të gjitha detajet. Këto pasuri janë sekrete dhe të njejtat nuk evidentohen nga Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit. Këto 123 funksionarë kanë shkelur ligjet dhe fshehin pasuritë e tyre. Nuk besojmë se bëhet fjalë për lëshim sistematik, por për fshehje sistematike të banesave, shtëpive, hapësirave afariste, pjesë në kompani dhe depozite”, thotë Petrushevski.

Show More

Related Articles

Back to top button