GostivarLajme

“Alzheimer’s Secrets”, vjen libri i parë i autores Arbra Shabani

“Asgjë nuk është më e bukur, më e vlefshme, më e fuqishme, më e rrezikshme dhe emocionuese se një mendje e shkëlqyer”. Me këtë thënie e nis novelën e saj një autore e re gostivarase. 21 vjeçarja Arbra Shabani në librin e saj të parë me një titull të veçantë “Alzheimer’s Secrets”, krijon origjinalitetin e saj. Edhe pse e re në moshë, reflekton pjekuri, sikur ka një kohë të gjatë që merret me zbërthimin e enigmës mbi dukuritë e ditëve të sotme. Në libër ajo flet për jetën, motivin, optimizimin, por mbi të gjitha theksin e vendos te ajo se sa e rëndësihme është vetëbesimi. Recensenti, Shpend Bajrami në promovimin e novelës “Alzheimer’s Secrets”, thotë se autorja që në veprën e parë të saj na fton të përballemi me sfida, të ushqejmë shpresën dhe eleminojmë varësitë nga të tjerët.

Adelina Xhaferi, lektore e “Alzheimer’s Secrets”, tha se libri përmban gjuhë figurative dhe ka anën piskologjike ku secili do ta gjejë veten.

Vetë autorja Arbra Shabani, e cila ndjek studimet e mjekësisë në Universitetin e Tetovës tregon disa pyetje që ka dashur t’u jap përgjigje me këtë vepër, sikurse ekzistimi i lirisë, drejtësisë në një botë të korruptuar e ku gjithçka është vetëm interes material.

Arbra Shabani ka lindur në fshatin Dobërdoll, ku ka kryer dhe shkollën fillore, ndërsa të mesmen në shkollën e mjekësisë në Gostivar. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në shumë trajnime dhe projekte të fushave të ndryshme si dhe koordinatore e njërës prej tyre. Ka qenë pjesë e stafit të manifestimit “Festa e Librit” që organizohet në Gostivar nga Lidhja Shqiptare në Botë dhe shumë iniciativave tjera rinore me karakter letrar-artistik. Në mars të këtij viti në Shkup është vlerësuar me “Çmimin e Publikut” në konkursin letrar të mbajtur nga fondacioni Albiz. Ndryshe, botues i librit “Alzheimer’s Secrets” është Qendra për Kulturë në Gostivar financuar nga Ministria për Kulturë e RMV-së.

Show More

Related Articles

Back to top button