GostivarLajme

Dua hatme në Sanakos / 24 nxënës përfundojnë me leximin e Kuranit Famëlartë

Muftinia e Gostivarit, në bashkëpunim me Xhaminë e fshatit Sanakos organizuan dua të hatmes për 24 nxënës të mektebit të Xhamisë. Manifestimi është hapur me interpretimet e bukura të nxënësve të udhëhequr nga imami i Xhamisë, hfz. Avni Elmazi.

Manifestimin e kanë nderuar me prezencën e tyre edhe një delegacion nga Muftinia e Gostivarit, me në krye muftiun Sabahudin Zendeli. Ai falënderoi prezencën e krerëve më të lartë të BFI – së, kryetarin Shaqir Fetai, dhe të gjithë të pranishmit e tjerë. Muftiu Zendeli tha se ndjehet i impresionuar nga puna e imamit dhe nxënësve të Xhamisë së Sanakosit, duke i falënderuar edhe prindrit për përkrahjen qe u japin fëmijëve në mësim besimin në Xhami.

Ndërsa Kryetari i Bashkësisë Islame Shaqir Fetai, falënderoj të pranishmit veçanërisht mysafirët, i përshëndeti edhe nxënesit që bëjnë hatme dhe i inkurajoi për vazhdimin e leximit të Kur’anit edhe ne të ardhmen, ndërsa vlersoi lartë imamin e fshatit Sanakos per punen e palodhëshme që bën ne këtë fshat, ndërsa në fund shprehi gatishmërin e Bashkësisë Islame në Maqedoninë e Veriut, në përkrahjen e imamëve në përgjithësi në mesimbesimin e nxënësve.

Fjalë rasti pati edhe ish sekretari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bekim Truçi, që i përcolli përshendejtet nga Shqipëria, ndërsa vlerësoi lartë punën e Imamit në përgatitjen e nxënësve të fshatit Sanakos.

Muftinia e Gostivarit, ndau çertifikata për nxënësit që kishin pëfunduan Hatmen e Kuranit, ndërsa shpërndarjen e tyre e bën kryetari Bashkësisë Islame të Maqedonisë, hfz. Shaqir Fetai, haxhi Mahir Mustafa ,kryetar i Xhamisë së Troisdorfit në Gjermani me prejardhje nga fshati Sanakos, imamët dhe mysafirët e pranishëm.

Show More

Related Articles

Back to top button