LajmeMaqedoni

Adamova: Ndryshimet kushtetuese të mundshme

Sipas kryetares së Dhomës së deputetëve të Republikës Çeke, Marketa Pekarova Adamova, në Maqedoninë e Veriut ekziston mundësia për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që do të mundësonte hapjen e klasterit të parë të negociatave për anëtarësim, shkruan Alsat.

 Në brifingun me gazetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Shkup, Adamova tha se Çekia do të bëjë përpjekje për të përshpejtuar procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut. Ajo sugjeron që Kuvendi të kërkojë bashkëpunim me Pragën përmes Bashkimit Evropian për të marrë para dhe ekspertizë shtesë.

Adamova u takua me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button