Reali i Madridit i ka mbyllur llogaritë në Ligën e Kampioneve, duke siguruar biletën për më tej.
Ndaj ndodhet në Lajpcig disi më i relaksuar dhe pa presionin e rezultatit.
Megjithatë, Karlo Ançeloti nuk e mendon aspak humbjen në Gjermani pavarësisht pesë mungesave të rëndësishme në përbërje. Ai ka udhëtuar në Lajpcig me pesë mungesa. Benzema, Valverde, Modriç, Sebajos dhe Mariano mungojnë për shkak dëmtimesh të ndryshme.
Por, italiani e ka bërë të qartë se lojtarët nuk janë lënë pushim për shkak të Botërorit. Madje, Ançeloti ka qenë i prerë në qëndrimin e tij:
“Kush nuk dëshiron të dëmtohet, le të qëndrojë në divan”.