LajmeRajon

Kurti: S’do të ketë shtyrje të afatit për target

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se afati i fundit kur qytetarët mund ti kthejnë targat në targa legjitime RKS është data 31 tetor.

Ai ka ftuar qytetarët që veturat e tyre nga targat ilegale ti kthejnë në RKS.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyerje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj dhe në vend që të jetë më 31 tetor është shtyrë me 1 nëntor në vend se të jetë 30 shtator data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjete me targa të stërvjetëruara KM, PR e të ngjashme ti konvetojnë ato në targa legjitime”, tha Kurti.

Ai tha se këto masa nuk janë as hakmarrje dhe as urrejtje por zbatim i ligjit.

“Këto nuk janë masa kundër serbëve përkundrazi këto janë masa për serbët që iu ofrojnë lehtësime financiare dhe jemi të interesuar që të gjithë të jemi të barabartë”, tha ai.

Show More

Related Articles

Back to top button