Në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, do të hidhet shorti për sfidat e çerekfinales në Kupën e Maqedonisë në futboll. Në vazot do të jenë emrat e shtatë skuadrave nga futbolli elitar dhe një skuadër që garon në këtë konkurencë nga Liga e Dytë Unike. Andaj mund të thuhet se 7 ekipet e Ligës së Parë, kërkojnë të shortohen me skuadrën e Ligës së Dytë.
Titullin e mbron skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit, ku janë edhe Akademia Pandev, Sileksi, Struga Trim Lum, Shkëndija, FC Shkupi dhe Bregallnica, ndërsa skuadra e vetme nga Liga e Dytë është Vardari.
Kujtojmë se edhe në këtë fazë të eliminimeve luhet vetëm një ndeshje dhe nëse nuk ka fitues pas 90 minutave lojë, atëherë kalohet në ekzekutimin e penaltive, për të mësuar skuadrat që shkojnë në gjysmëfinale.