LajmeMaqedoni

Iseni: Kompanitë punojnë me 30-40% të kapaciteteve, presim ndihmë nga qeveria

Biznesi pret që të premten, më 28 tetor, të mbahet seanca e rregullt e Platformës për dialog publiko-privat dhe Qeveria të tregojë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm për mbështetjen e ekonomisë.

Siç deklaroi për AIM, kryesuesi i Platformës dhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Drilon Iseni, për momentin nuk ka informacion nga kompanitë anëtare për largime nga puna, por të gjitha janë duke punuar minimalisht, me 30-40 për qind të kapaciteteve të prodhimtarisë, për të ruajtur gjendjen fizike dhe për të kursyer energji elektrike.

Sipas Isenit, bizneset aktualisht kanë dy zgjidhje, të punojnë me humbje që nuk mund të zgjasin shumë ose të mbyllen përkohësisht ose plotësisht.

“Bizneset nuk kanë para, duhet të rrisin pagat për të mbajtur punonjësit dhe të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike dhe nga ana tjetër konsumi është dobësuar. Për bizneset që janë në tregun e lirë, kjo tashmë është kërcënim real. Qeveria duhet të mendojë se si t’i mbështesë në këtë pjesë, si të gjejë një mënyrë për të paguar të paktën energjinë elektrike. Kompanitë kanë dy zgjidhje, operojnë me humbje që nuk mund të zgjasë gjatë ose mbyllet përkohësisht ose plotësisht. Nëse mbyllen përkohësisht, duhet të largohen nga puna punëtorët e tyre dhe nuk ka asnjë garanci se do të qëndrojnë në vend. Ata mund të largohen menjëherë, gjë që do të rrisë më tej problemin e mungesës së fuqisë punëtore, pra të personelit të kualifikuar. Presim që Qeveria t’i ketë parasysh paralajmërimet tona sepse situata është shumë e rëndë”, thekson Iseni.

Show More

Related Articles

Back to top button