LajmeSport

UEFA njofon: Ndeshja e Championsit mes Juventusit dhe Benficas do të zhvillohet me një problem teknike

Për shkak të problemeve teknike në stadiumin “Estadio Da Luz”, ndeshja e sontme ndërmjet Benficas dhe Juventusit do të luhet pa teknologjinë e vijës së portës.

Këtë e ka bërë të ditur UEFA përmes një njoftimi.

“Para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet Benficas dhe Juventusit, klubi vendës, i cili është duke bërë punime në stadium, nuk do të mundë ta përdorë sistemin e teknologjisë së vijës së portës, i cili ishte i instaluar më parë. Fatkeqësisht, nuk do të jetë i mundur zëvendësimi dhe instalimi i një sistemi të ri me kohë dhe kjo ndeshje do të zhvillohet pa përdorimin e teknologjisë së vijës së portës, siç e parashohin rregulluar e Ligës së Kampionëve”, njofton shtëpia e futbollit evropian.

Benfica me një barazim eventual do të kualifikohet në fazën tjetër të Championsit, kurse Juves i nevojitet gjithsesi fitorja sonte për të shpresuar në një kualifikim eventual në fazën tjetër.

Kjo ndeshje do të luhet në Portugali dhe do të fillojë në orën 21:00.

Show More

Related Articles

Back to top button