LajmeMaqedoni

Grubi: Qeveria miraton vendimin për lëvizjen e qytetarëve me letërnjoftime në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë dhe Serbi

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, njëherit edhe Ministër në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marëdhënije ndërmjet bashkësive ka njoftuar se në mbledhjen e 93-të të rregullt Qeveria ka miratuar informacionin për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, (Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, dhe Serbinë)Ai mes tjerash ka thënë se Qeveria ka shqyrtuar dhe njëherit edhe miratuar informacionin për pagesën e pensioneve për muajin Tetor 2022 me çrast kanë obliguar Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor që të dhënat për pensionet t’ua dorëzojë bankave jo më vonë se data 28.10.2022.

Njoftimi i plotë:

Pagesa e pensioneve të muajit Tetor nga data 31, mbetet në fuqi aplikimi i kohës verore dhe dimërore, pranohen tekstet e Marrëveshjeve për lëvizjen me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor dhe njohja e kualifikimeve profesionale

Nga Mbledhja e 95-të e qeverisë:

Shqyrtuam dhe miratuam Informacionin për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, (kjo Marrëveshje mbulon të gjashtë vendet e rajonit Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë),

Shqyrtuam dhe miratuam Informacionin për lidhjen e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve,

Shqyrtuam dhe miratuam Informacionin për përfundimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë,

Shqyrtuam informacionin lidhur me analizën e përgatitur për mundësinë e vazhdimit të aplikimit të kohës verore,

Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes morëm tri vendime, për:

dërgimin e pjesëtarëve të ushtrisë në stërvitje në misionin TALOS 22, në Greqi;

dërgimin e pjesëtarëve të ushtrisë në stërvitjen në misionin Balkan Shield 22 në Greqi,

është shqyrtuar dhe miratuar edhe informacioni me vendim për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja me qëllim të pjesëmarrjes në stërvitje në mbështetje ajrore me avionë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në terrenin stërvitor në Krivollak,

Shqyrtuam dhe miratuam Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin Tetor 2022 dhe obliguam Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor që të dhënat për pensionet t’ua dorëzojë bankave jo më vonë se data 28.10.2022.

për pensione deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 31.10.2022 (e Hënë);

për pensionet në vlerë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa të bëhet më 01.11.2022 (e martë);

për pensionet në vlerë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa të bëhet më 02.11.2022 (e mërkurë) dhe

për pensionet me vlerë mbi 18.001 denarë, pagesa të bëhet më 03.11.2022 (e enjte).

Show More

Related Articles

Back to top button