LajmeRajon

Të shtënat me armë zjarri në Shkodër/ Shënjestra dy vëllezërit, policia zbardh detajet (EMRAT)

Të shtëna me arme zjarri u shënuan mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës.

Shënjestra ka qenë ndaj dy vëllezërve David dhe Ardian Kiri

Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, ndërsa autori, shtetasi Kristian Fermosi, ka qëlluar me pistoletë ndaj tyre pas një konflikti të çastit.

Pas ngjarjes, autori u largua, ndërsa policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

“NË LAGJEN “SKËNDERBEG”, SHKODËR,  DYSHOHET SE PAS NJË KONFLIKTI TË ÇASTIT MES SHTETASIT K.F DHE VËLLEZËRVE  D. K E A. K, SHTETASI K.F DYSHOHET SE KA QËLLUAR  ME ARMË ZJARRI  PISTOLETË DHE ËSHTË LARGUAR.  NUK KA PERSONA TË LËNDUAR.

SHËRBIMET E POLICISË DHE NJË GRUP I FNSH-SË SHKODËR PO KONTROLLOJNË ZONËN ME QËLLIM LOKALIZIMIN DHE KAPJEN E AUTORIT.

GRUPI HETIMOR NËN DREJTIMIN E PROKURORISË  PO VIJON VEPRIMET  PËR SQARIMIN E RRETHANAVE DHE DOKUMENTIMIN LIGJOR  TË NGJARJES”, NJOFTON POLICIA.

Show More

Related Articles

Back to top button