LajmeMaqedoni

Sulmohet fizikisht në pragun e shtëpisë, gazetari Zoran Bozhinovski

Gazetari Zoran Bozhinovski mbrëmë në Manastir është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur, shkruan Plusinfo. Bozhinovski është sulmuar para shtëpisë së tij në Manastir dhe me plagë trupore është dërguar në spitalin e Manastirit, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka qenë dëshmitare e këtij incidenti.

Bozhinovskit i është thyer hunda dhe ka e dhe lëndime të tjera të kokës. Në mëngjes është lëshuar në kurim shtëpiak, por pasdite duhet sërish të paraqitet në spital.

Supozohet se sulmuesit kanë përdorur boksë të hekurt. Për rastin është njoftuar edhe policia, e cila punon në zbardhjen e rastit.\Alsat.mk\

Show More

Related Articles

Back to top button