LajmeMaqedoni

Paralajmërim për bomba të vendosura në pesë shkolla të Shkupit

Paralajmërime për bomba të vendosura në pesë shkolla të Shkupit ka marë sot policia e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut. Për momentin njësitet antiterroriste janë duke kryer verifikime nëse bëhet fjalë për kërcënim të vërtetë, ose të rrejshëm.

Jozyrtarisht meret vesh se paralajmërimi në formë elektronike është dërguar në shkollat e mesme “Orce Nikollov”, “Nikolla Karev”, “Josip Broz Tito”, “Rade Jovçevski Korçagin” dhe “Boro Petrushevski”.
Shkollat janë zbrazur dhe nxënësit kanë dalë jashtë, kurse policia me qen është duke bërë kërkime.
Rastin e ka konfirmuar zyrtarisht edhe MPB.

Show More

Related Articles

Back to top button