Kërkesës së Listës Serbe për “takim urgjent” me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ky i fundit i është përgjigjur pozitivisht me thirrje të një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, për të enjten në ora 10:00, shkroi media e afërt me qeverinë serbe “Novosti”, raporton gazeta online Reporteri.net.
Lista Serbe i kërkoi “takim urgjent” për çështjen e skadimit të afatit dy-mujorësh të riregjistrimit të targave prej atyre “KM, PZ, etj”, në targa të Republikës së Kosovës, RKS, pasi kryeministri kosovar Albin Kurti lajmëroi se nuk do të ketë shtyrje shtesë të afatit dy muajsh.
“Në emër të popullit serb të Kosovës, dhe në lidhje me lajmërimet e Albin Kurtit se më 1 nëntor ai do të fillojë të sekuestrojë pronën e qytetarëve dhe veturat me targa serbe, ne, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, kërkojmë takim urgjent me Presidentin Vuçiç”, ka shkruar Lista Serbe të mërkuren, shkruan Reporteri.net.
Deklarimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se nuk do të ketë shtyrje të mëtutetjshme të çështjes së riregjistrimit të targave, dhe se afati i fundit është 31 tetori, Lista Serbe e quajti “tregues të qartë se Prishtina nuk ka vullnet për zgjidhje dhe kompromis”.
“Populli serb në Kosovë i besojnë shtetit të tyre Serbisë dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç, që, së bashku, t’i përgjigjemi sfidave që shtrihen para nesh”, ka thënë mes tjerash Lista Serbe./Reporteri.net/