LajmeMaqedoni

Ndërpritet prodhimi i rrymës në termocentralin ”Osllomej”

DEFEKTI PRITET TË MËNJANOHET – NGA E SHTUNA NIS PRODHIMI

Nga sot është ndërprerë prodhimi I rrymës elektrike në Termocentralin “Osllomej”. Siç thonë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ndërperja 48 orëshe e punës është për shkak trë dëmtimit të gypit, një defect I shpeshtë në termocentralet, që pritet shpejtë të sanohet. Pritet që Termocentrali Osllomej, nga e shtuna sërish të fillojë me punë.

EMV

“Tani prodhimi i energjisë elektrike për nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël zhvillohet pandërprerë përmes elektranave tjera të SHA EMV, para së gjithash me prodhim më intenziv në dy blloqet e Termocentralit në Manastir. Njoftojmë se Termocentrali Osllomej, viteve të fundit, punon kryesisht me kapacitet të rritur, falë investimeve në kombinat gjatë periudhës 2018 – 2020”

Prodhimi I rrymës në Osllomej, deri në ditën e djeshme ka mbërritur në 219 gigavat orë dhe sic thonë nga EMV-ja, ka realizuar dhe tejkaluar planin e prodhimit për vitin 2022. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button