Shkup, 27 tetor – Mbrëmë në ora 23:05 në rrugën “29 nëntori” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar 30 vjeçarin O.M nga fshati Xhepçisht i Tetovës, informon Zhurnal.
Ai është kapur menjëherë pas kryerjes së veprës penale “grabitje” në një barnatore në të njejtën rrugë, ku fizikisht kishte sulmuar të punësuarën dhe i kishte marë të hollat nga fitimi ditor. Paratë i janë marë dhe i janë kthyer pronarit.
Pas ndërmarjes së masave, është vërtetuar se personi kërkohet me fletarrest për vuajtjen e dënimit me burg prej dy viteve për vepër të njejtë “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 nga Kodi Penal. Kundër tij, do të ngritet kallëzim adekuat penal./Zhurnal.mk