LajmeSport

Ballkani sonte luan ndeshjen vendimtare në Evropë

Rikthehen emocionet evropiane në vendin tonë, pasi Ballkani do të zbres në fushë për ndeshjen e pestë në grupet e Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me gjigantin çek Slavia Pragë në kuadër të xhiros së pestë së grupeve.

Do të jetë një ndeshje vendimtare për dy skuadrat që kanë nga katër pikë pas katër ndeshjeve të para dhe duan ta kalojnë grupin.

 Suharekasit kërkojnë që të marrin pikë edhe ndaj Slavias, pasi këtë e bën ndaj Cluj e Sivasspor.

Të besuarit e Ilir Dajës janë përgatitur maksimalisht për këtë takim dhe fitorja eventuale do të bënte që të bëjnë një hap gjigant për kalimin e grupit.

Ndërkohë edhe mysafirët nga Praga kanë udhëtuar në Prishtinë për fitore, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mbeteshin në garë për të kaluar nga Grupi G.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave e zhvilluar në Pragë përfundoi 3:2 në të mirë të vendasve, përkundër një loje mjaftë të mirë nga skuadra kosovare.

Dueli mes Ballkanit dhe Slavia Pragës zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin Fadil Vokrri dhe do të drejtohet nga gjyqtarët danezë në krye me Morten Krogh.

Show More

Related Articles

Back to top button