SPB-Tetovë njofton se kanë privuar nga liria dy persona, A.K. 22 vjeç dhe A.K. 19 vjeç, që të dy nga Tetova.
Sipas njoftimit të MPB-së, personat janë privuar nga liria dje rreth orës 13:30 në rrugën “Vonvardarska”, në Tetovë. Ata akuzohen se gjatë këtij muaji kanë kryer disa vjedhje të makinave në Tetovë.
Nga SPB-Tetovë njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritën padi adekuate.