LajmeMaqedoni

Asnjë nga gjashtë kandidatët për prokuror publik nuk mori votat e nevojshme

Shkup, 27 tetor – Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk zgjodhi asnjë nga gjashtë kandidatët e regjistruar për prokurorë publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Shkup.

Kryetari i Këshillit të PP-së, Antonio Jolevski, në seancën e sotme të 67-të informoi se janë regjistruar gjashtë kandidatë:

– Milica Gavrilova, nga PTHP NKOK Shkup, e cila u vlerësua pozitivisht me 23 pikë;

– Arsen Ademi nga PTHP Gostivar, i vlerësuar pozitivisht me 25 pikë;

– Maja Konevska nga PTHP – NKOK Shkup, e vlerësuar pozitivisht me 19,3 pikë;

– Elizabeta Josifovska nga PTHP Gostivar, e vlerësuar pozitivisht me 24 pikë;

– Verica Berzhevska Krstevska nga PTHP Shkup, e vlerësuar pozitivisht me 25 pikë; dhe

– Zlatko Bikovski, nga PTHP Berovë, i vlerësuar pozitivisht me 25 pikë.

Jolevski theksoi se pret më shumë aplikantë duke pasur parasysh se vetëm gjashtë kandidatë janë paraqitur për katër pozita.

Të gjashtë kandidatët Gavrilova, Ademi, Konevski, Josifovska, Krstevska dhe Bilovski nuk morën shumicën e nevojshme gjatë votimit dhe nuk u zgjodhën për prokurorë publikë.

Në rendin e ditës të seancës së 67-të të Këshillit, ndër të tjera, është edhe miratimi i vendimit për formimin e Komisionit për zbatimin e votimit për zgjedhjen e prokurorit publik themelor në PTHP-NKOK Shkup.

Show More

Related Articles

Back to top button