LajmeMaqedoni

Sërish paralajmërim për bombë në disa shkolla në Shkup

Një alarm për bombë është dërguar sërish gjatë ditës në disa shkolla të mesme në Shkup. Drejtori i gjimnazit “Orce Nikolov”, Mitko Dimovski, konfirmon se pasditen e sotme kanë pranuar edhe një e-mail me kërcënim për bombë.

Mesazhi i sotëm është dërguar nga një tjetër adresë emaili, por sërish është për shtatë apo tetë shkolla. Fëmijët u liruan nga shkolla dhe u thirr policia. “Diçka duhet bërë, seriozisht, nuk mund të ndërpritet mësimi çdo ditë”, thotë Dimovski.

Njësiti antiterror i MPB-së dje pas kontrollit të detajuar ka konstatuar se raportimi për bombë në tetë shkolla në territorin e Shkupit është i rremë. Kërcënuesi fillimisht dërgoi një email në pesë shkolla të mesme në Shkup, dhe më vonë e dërgoi në tre shkolla të tjera. Në të gjitha u evakuuan nxënësit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, mëngjesin e sotëm tha se hetimet për raportimet e djeshme për bomba janë duke vazhduar dhe dihen të dhënat e para se ku janë dërguar ato e-maile.

Show More

Related Articles

Back to top button