Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen pas vizitës që ka pasur sot në Kosovë e që është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani por edhe me kryeministrin Albin Kurti, ka shkuar në një vizitë të radhës.
Ajo ka udhëtuar drejt Shqipërisë ku ka filluar takimin me kryeministrin shqiptar, Edi Ramen.
Kështu ka njoftuar ai përmes një postimi në “Facebook”, ku ka pritur atë më një ceremoni zyrtare.
“Rinas – Ceremonia zyrtare e pritjes së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen”, ka shkruar Rama në Facebook në mbishkrim të një video të publikuar./Gazeta Infokus/