LajmeMaqedoni

Fatime Fetai dhe Burim Rustemi aplikojnë në konkursin për shef të Prokurorisë së Lartë

Në konkursin për zgjedhjen e shefit të Prokurorisë së lartë publike Shkup janë paraqitur tre kandidatë, prokurori aktual Mustafa Hajrulahi, si dhe Burim Rustemi dhe Fatime Fetai.

Kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë, Antonio Jolevski, sqaroi se konkursi përfundoi javën e kaluar dhe tashmë janë dërguar kërkesa në prokuroritë kompetente që të bëjnë vlerësim për të kaluar në fazën tjetër.

“Për të gjithë të paraqiturit në konkurse të cilët i kemi publikuar, janë bërë kërkesa në prokurori për të kryer vlerësime që të mund të kalojmë në fazën tjetër, për të kryer intervista me ata që nuk kemi përfunduar për të përfituar një përshtypje të caktuar. Mirëpo, ata po bëjnë thirrje për pozita udhëheqëse dhe le ta caktojmë seancën sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse mandati i tyre përfundon më 14 nëntor dhe nuk përfundojmë në një situatë kur kemi nevojë për ushtrues detyre”, deklaroi Jolevski.

Sipas tij, deri më 7 nëntor duhet të përfundojë procedura për zgjedhjen e shefit të Prokurorisë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa në ndërkohë duhet të merren edhe njoftimet për pesë prokuroritë tjera themelore, për të përfunduar procedura edhe për ta, sepse janë publikuar në të njëjtën kohë.\Telegrafi\

Show More

Related Articles

Back to top button