GostivarLajme

BDI – Gostivar takim me drejtuesit e Këshillave Vendore

Kanë vijuar aktivitetet e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar. Kësaj radhe, kryesia e degës ka zhvilluar takim me drejtuesit e Këshillave Vendore.

Me këtë rast, kryetari Valdet Xhaferi ka njoftuar drejtuesit e Këshillave Vendore me zhvillimet e fundit politike, ndërsa theks i veçant është vendosur në riorganizimin e Forumit Rinor, për çka, drejtuesit e Këshillave Vendore kanë marrë për sipër intesifikimin e aktiviteteve në vendbanimet ku veprojnë për anëtarësime të reja dhe strukturim sa më të ngjeshur të radhëve të Forumit Rinor.

Gjatë mbledhjes u diskutuan edhe çështje të tjera që lidhen me bashkëveprimin sa më korrekt mes Degës dhe Këshillave Vendore.

Kryetari Xhaferi, në mbledhje me drejtuesit e Këshillave Vendore ishte i shoqëruar nga nënkryetarët Arta Bilalli – Zendeli, Nexhati Jakupi dhe Veton Sadiku, si dhe sekretari i degës Fidan Jusufi dhe sekretar organizativ, Visar Muça.

Show More

Related Articles

Back to top button