Nxënësit e Vizbegur në komunën e Butelit përskaj mungesës së shkollës, tani pritet të mbesin edhe pa transport publik.
Rreth 500 nxënës të lagjes Vizbeg të Shkupit të cilët në mungesë të shkollës në vendbanimin e tyre janë të detyruar që të mësojnë në shkolla të ndryshme të komunave të Shkupit: Butel, Çair dhe Shuto Orizarë dhe për këtë shfrytëzojnë transportin publik.
Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se kryetari i komunës se Butelit nuk i përmbahet kontratës që gjysma e pagesës së transportit të bëhet nga komuna e Butelit, përcjell KlanM.
Në nëntor të vitit të kaluar, për një pjesë të vogël të nxënësve të Vizbegut përkohësisht u sigurua transport publik, pas protestave disa ditore të banorëve të kësaj lagjeje./KlanMacedonia