Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar rreth ndalimit të hyrjes së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, në Beograd.
Daçiq, ka thënë se, ka thënë se ai nuk dinte asgjë rreth kësaj ngjarje, duke shtuar se ai nuk është ministër i Punëve të Brendshme, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, Daçiq, Bislimin e ka cilësuar si qytetar të tyre.
“Bislimi është qytetar yni dhe unë nuk mund të merrem me këto çështje të brendshme, nuk jam më ministër i Punëve të Brendshme”, tha ai për televizionin serb “Pink”,
Ai ka shtuar se ekziston një mekanizëm, për paralajmërimin e vizitave në mënyrë që të mos ketë probleme të tilla.
“Ekziston një mekanizëm (për paralajmërimin e vizitave) pikërisht që të mos ketë probleme të tilla”, tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.