LajmeMaqedoni

RMV, është mbajtur seancë konstituive e Komitetit të punës për integrim evropian

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane dhe kryenegociator i vendit me BE-në, Bojan Mariçiqnë profilin e tij në Fejsbuk publikoi se sot është mbajtur seancë konstituive Komiteti i punës për integrim evropian, njofton Portalb.

“Sot e mbajtëm seancën konstituive të Komitetit të punës për integrim evropiane (KPIE), trup i cili më shumë se dy dekada është pjesë e mekanizmit koordinues të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, tani me një funksion të ri plotësues duke pasur parasysh fillimin e procesit të negociatave inkuadruese për anëtarësim në BV+ashkimin Evropian”, theksoi Mariçiq në postimin.

Zëvendëskryeministri thotë se duke pasur parasysh se skriningu bilateral është aktiviteti më i rëndësishëm i cili po realizohet për momentin, para sekretarëve shtetërr e ka potencuar rëndësinë për përgatitje sa më të mirë të mundshme për paraqitje të delegacioneve të Maqedonisë së Veriut.

“Nga ajo do të varet edhe vlerësimi i Komisionit Evropian në raportet për skriningjet bilaterale dhe rekomandimet për definim të përcaktimeve për hapje të klasterëve. Qoftë e suksesshme puna jonë”, potencon Mariçiq.

Sip kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, qëllimi i Komitetit është koordinimi i përgatitjes për negociatat inkuadruese, para fillimit të skriningut bilateral.

“Ky trup, si pjesë e strukturës negociuese kujdeset për cilësi dhe në kohë përgatitje për negociata. Duke e njohur rëndësinë dhe kompleksitetin e negociatave inkuadruese në krye me zëvendëskryeministrin Mariçiq, fokus i jep veprimit të korridnuar në rrjedhën e negociatave inkuadruese me qëllim që të evitohet jofunksionaliteti eventual i sistemit”, thuhet në kumtesë.

Mariçiq, i cili njëherit është edhe kryetar i Komitetit të punës për integrim evropian, në seancë theksoi në rëndësinë që në kohë të realizohen të gjithë detyrimet e ndërmaraa me konkluzionet të cilat harmonizohen me Komisionin Evropian gjatë takimeve të nënkomiteteve dhe Grupit special për reformë të administratës publike.

Në Komitetin e punës për integrim evropian anëtarë janë sekretarë shtetëror të ministrive dhe Grupi për negociata, formim i së cilës është në proces, ndërsa në seancën e sotme është miratuar edhe Rregullorja për punë, sipas të cilit ky trup çdo të premten e fundit të muajit do të mblidhet, ndërsa sipas nevojës edhe më shpesh. Kjo përbërje e KPIE-së formohet në pajtueshmëri të Vendimit të ri për vendosje të strukturës për negociata për inkuadrim të vendit në BE, ndërsa kompetencat janë definuar në nenin 8 të Vendimit.

Përndryshe, fillimi i procesit të skriningut si fazë e parë nga bisedimet për anëtarësim në BE dhe mbështetja e sanksioneve kundër Rusisë në lidhje me invazionin ushtarak ndaj Ukrainës i sollën Maqedonisë së Veriut vlerësim pozitiv nga BE-ja. Por, në raportin evropian për progresin e vendit, Komisioni Evropian sërish ka gjetur vërejtje për zbatimin e ligjeve, punën e Kuvendit, por edhe nevojën për më shumë transparencë gjatë miratimit të vendimeve shtetërore. Në raport, thuhet se Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur për thuajse të gjitha kriteret.

Prej 11 nëntori deri më 9 dhjetor të këtij viti, do vazhdojë faza e dytë e skriningut, gjegjësisht atij bilateral. Në këtë proces Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit. Në atë periudhë, ekipi i RMV-së do t’i prezantojë para përfaqësuesve të KE-së planet për harmonizim të mëtejmë dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria. Sofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Show More

Related Articles

Back to top button