LajmeRajon

Rama: 200 deri në 400 studentë do të përfitojnë një bursë sa paga minimale

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinjtë në Burrel, është shprehur se fondi i ekselencës do t’i vihet në dispozicion studentëve në Shqipëri. Sipas tij, qeveria ka llogaritur që janë nga 200 deri në 400 studentë që mund të përfitojnë një bursë të barabartë me një pagë minimale. Sipas Ramës, këta studentë do ta përfitojnë bursën çdo muaj.

“Duhet të ketë këtu maturantë aktualë që do të shkojnë në universitet vitin tjetër e kam fjalën. Është një gjë e re që është futur këtë vit. Ka qenë edhe më përpara, një fond për të mbështetur vajza e djem ekselentë që shkojnë në shkollat më të mira të botës, kishte një listë shkollash. Faktikisht çdo vit harxhohej një fond i konsiderueshëm për rreth 20 studentë me idenë që do të vinin pastaj në Shqipëri që të punonin, gjë që nuk ka ndodhur. Që t’i bie shkurt, këtë fond e kemi kthyer dhe vënë në dispozicion të atyre që janë me të gjitha dhjeta këtu dhe që do shkojnë në universitet dhe do të kenë të gjitha dhjeta, jo që kemi quajtur ne ekselentë nga nënta te dhjeta. Me llogaritë që kemi bërë janë nga 200 deri në 400, kur të plotësohet cikli kuptohet, që do të përfitojnë një bursë të barabartë me një pagë minimale. Sot paga minimale është 340 mijë lekë të vjetra. Kjo do të jetë bursa e përmuajshme për këta nxënës që ta dini. Kështu që mos lëshoni asnjë dhjetë sepse është një bursë e konsiderueshme po të kemi parasysh që keni mbështetjen e prindërve që nuk mungon”, u shpreh Rama./tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button