Fondi për Sigurimin e depozitave dhe Shoqata e Bankave të Maqedonisë sot shënoi 28 Tetorin, Ditën Ndërkombëtare të Kursimit, përcjell TV21. Nga Fondi thonë se sistemi bankar është i qëndrueshëm dhe sipas tyre, dëshmi për këtë është rritja e kursimeve të qytetarëve në banka.
“Shuma e përgjithshme e depozitave bankare të popullatës në Maqedoni në muajin shtator është 325 miliardë denarë ose 5,27 miliardë euro, respektivisht paraqet rritje prej 5,41% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”