LajmeMaqedoni

Sot do të zhvillohet panel-diskutim: Dallimet dhe dezinformatat në Ballkanin Perëndimor

Fondacioni për internetit dhe shoqëri “Metamorphosis” do të organizojë panel diskutimi online me temë “Dallet dhe dezinformimi në Ballkanin Perëndimor” sot (31 tetor), duke filluar nga ora 14:00, në platformën për video- komunikim Zoom, transmeton Portalb.mk.

Paneli do të jetë i karakterit rajonal, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organizatave nga Ballkani Perëndimor që luftojnë kundër dezinformimit dhe të cilët do të ndajnë përvojat e tyre në lidhje me ekspozimin e narrativave dezinformuese antidemokratike që keqpërdorin çështjet që lidhen me dallimet në shoqëritë e tyre.

Folës në këtë ngjarje do të jenë: Vlladimir Petreski – redaktor i Vistinomer, Nikolla Petroviq – drejtor ekzekutiv i Qendrës për çështje ndërkombëtare dhe sigurie ISAC nga Serbia, Petrit Zogaj – Redaktor kombëtar i Sbunker.net, organizatë botuese mediatike nga Kosova dhe Barbara Hala – gazetare dhe studiuese në Faktoje.al, shërbim për verifikimin e fakteve nga Shqipëria, si dhe Ismar Milak – Koordinator i projektit në Pse jo nga Bosnja dhe Hercegovina, themelues i shërbimeve të verifikimit të fakteve Istinomjer.ba dhe Raskrinkavanje.ba (fcs). Moderatore e panelit është Despina Kovaçevska – eksperte për monitorimin e mediave në Fondacionin “Metamorfozis”.

Panelistët janë anëtarë të rrjetit që zbaton projektin aktual rajonal “Qendra kundër dezinformimit në Ballkanin Perëndimor: Ekspozimi i ndikimeve të rrezikshme përmes gazetarisë vëzhguese”. Diskutimi është i hapur për publikun dhe përfaqësuesit e mediave. Të interesuarit, diskutimin mund ta përcjellin në këtë link.

Gjuha do të jetë anglishtja, me përkthim në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Diskutimi do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Facebookut të Fondacionit Metamorfozis.

Ngjarja mbahet në kuadër të Ditëve të edukimit mediatik, në sinergji me aktivitetet e projektit rajonal “Qendra kundër dezinformimit në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve të rrezikshme përmes gazetarisë vëzhguese” financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës dhe projekti “Promovimi i aksesit në lajme të besueshme për të luftuar dezinformimin” i financuar nga fondacioni amerikan joprofitabil NED (National Endowment for Democracy).

Show More

Related Articles

Back to top button