LajmeRajon

Progres-raporti i BE-së për Shqipërinë, Rama: I vetmi që besoj

Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian për ecurinë e vendit, konsiderohet si i vetmi raport ndërkombëtar i besueshëm për kryeministrin Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se ky raport bëhet mbi bazën e fakteve, analizave objektivave dhe një skuadër profesionale e jo nga perceptime.

“Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time!”, shprehet Rama në një postim në Twitter.

Ky reagim i Ramës duket si një përgjigje ndaj raportit të “Ëorld Justice Project” për Treguesin e Shtetit Ligjor, ku thuhej se Shqipëria renditet në vendin e 87-të, 4 vende më poshtë se Vietnami komunist.

Show More

Related Articles

Back to top button