LajmeMaqedoni

Çmimi i dizelit ulet në mesnatë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,16% në raport me vendimin e datës 28.10.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0,870 %, te nafta ka ulje për 1,202 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,228 % dhe te mazuti rritja është për 2,506% .
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,387%.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes mepakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,584 den/kg dhe do të jetë 50,067 den/kg.

Nga data 1.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 90,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 92,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 99,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 96,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 50,067 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 1.11.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Show More

Related Articles

Back to top button