Mes C.Ronaldo-s dhe Ten Hag ka paqe, më saktë armëpushim, pasi situata mund të ndryshojë shpejt. Tekniku holandez fali yllin portugez duke i dhuruar një fanellë titullari në Europa League, në sfidën që “djajtë e kuq” zhvilluan në “Old Traford” kundër Sheriff Tiraspol.
United e kishte të vështirë të dilte shpejt te goli, avantazhi erdhi vetëm në minutën e 44-të me Diogo Dalot. Ten Hag nuk priti mirë sjelljet e Antony në fushë, me brazilianin që më shumë kujdesej për të dhuruar show duke e zëvendësuar menjëherë më fillimin e pjesës së dytë, zëvendësuesi i tij Rashford realizoi golin e dytë në minutën e 65-të.
Më në fund, rikthehet te goli edhe C.Ronaldo i cili në minutën e 81-të dërgoi topin në rrjetë duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-0. Ronaldo heq dorë nga festimi i tij i famshëm, duke krijuar një trend të ri, një mënyrë të re origjinale të festuarit. Pas ndeshjes edhe Ten Hag u ndal te paraqitja portugezit:
“U tregua i zoti, krijojë shumë, por edhe skuadra luajti për të. Ronaldo ka aftësi shumë të mira finalizuese, i duhej ky gol për tu çliruar dhe të për gjetur besimin. Doja të shihja Ronaldon dhe Rashford së bashku në fushë, për këtë arsye zëvendësova Antony”, u shpreh ndër të tjera Ten Hag. Mediat angleze i kanë kushtuar vëmendje golit të shënuar nga Ronaldo, sigurisht dhe festës së tij të re.
(BalkanWeb)